Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit
Dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre shtetasve, të cilët ishin proceduar dhe shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Kërkesa në gjykatë është bërë nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, pasi nga hetimet e kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufja, ka rezultuar se nuk ka prova që implikojnë shtetasit V.T, K.N dhe A.K në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, në fshatin Rrilë të Lezhës. Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tre personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur...
Burimi:
javanews.al