Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial
👁13538
Kolumbia është përfshirë nga tronditja dhe pasiguria pas një sulmi të rëndë ndaj kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator, Miguel Uribe Turbay. Ai u qëllua tre herë, dy herë në kokë, gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota. Senatori 39-vjeçar, pjesë e partisë opozitare Centro Democrático, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv dhe në gjendje kritike për jetën, pas ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera në spitalin Santa Fe. Sulmi ndodhi të shtunën pasdite, përpara dhjetëra mbështetësve të tij. Sipas autoriteteve, një adoleshent 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi ishte qëlluar në këmbë nga oficerët gjatë ndjekjes. Gruaja e...