Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba
Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patision në Athinë. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pak para orës 05:00. Dy persona, të cilët udhëtonin me një motor, iu afruan 55-vjeçarit dhe qëlluan në drejtim të tij. Nga të shtënat, ai mbeti i plagosur në pjesën e poshtme të këmbëve. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. I plagosuri u transportua në spital ku mori ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja dhe një predhë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të sulmit.
Burimi:
vizionplus.tv