Atentat në Athinë, plagoset një fëmijë shqiptar

Atentat në Athinë, plagoset një fëmijë shqiptar

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimona, në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur. Konkretisht, në orën 23:50 me orën greke, katër persona në një makinë iu afruan lokalit “Amora”, të vendosur në rrugën “Agorakritou” nr. 32, dhe hapën zjarr mbi të. Në momentin e ngjarjes, në lokal ndodheshin rreth 10 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë. E plagosura është vajza e pronarit të lokalit, shtetas shqiptar. Deri më tani, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumb i armës së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura. Nëna e fëmijës,...