
Atentat ndaj presidentit rus? Shpërthen makina e autokolonës së Putin para FSB
👁9513
Pamje nga shpërthimi MOSKË- Një limuzinë që i përket autokolonës së presidentit rus Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë. Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./ZËRI
Burimi:
zeri.ai