Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Ata që morën fonde për bujqësinë janë detyruar të mbledhin qindra vota’/ Berisha: Ligji e konsideron krim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp theksoi se shpërndarja e subvencioneve dhe garancive sovrane gjatë fushatës zgjedhore përbën një shkelje të rëndë ligjore. Lideri i opozitës tha gjithashtu se përfituesit e këtyre fondeve janë vendosur përballë presionit për të siguruar qindra vota në këmbim të mbështetjes financiare, duke e cilësuar këtë si një formë të mirëfilltë blerjeje votash. “Ligji elektoral e konsideron krim këtë aktivitet në periudhë elektorale. Krim të mirëfilltë. Nuk mund të shpërndash asnjë subvencion, nuk mund të japësh asnjë favor në periudhë elektorale. Kështu që 200 mln euro për garanci sovrane dhe 44...