Ata ishin pesë, Rama poston foton e mbrëmjes: Elbasani ishte raketë

Ata ishin pesë, Rama poston foton e mbrëmjes: Elbasani ishte raketë

Kreu i PS-së. Edi Rama zhvilloi sonte në mbrëmje në Elbasan takimin përmbyllës të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi të shoqëruar me frazën “Ata ishin 5”, një mesazh që është kthyer tashmë në simbolikë elektorale të fushatës së Partisë Socialiste, e cila në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit mban numrin 5. Partia Socialiste garon në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa numri 5 është kthyer në një element qendror të fushatës së saj.
Burimi: Kohajone.com