At Shtjefën Gjeçovi, dijetari që përjetësoi Kanunin e Lekë Dukagjinit
Më 14 tetor shënohet përvjetori i vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, klerikut françeskan dhe njërit prej studiuesve më të rëndësishëm të kulturës, etnologjisë dhe trashëgimisë shqiptare, i cili u vra më 14 tetor 1929 në Zym të Prizrenit, ku shërbente si famullitar. I lindur në Janjevë të Kosovës, Gjeçovi u formua në Kolegjin Françeskan të Troshanit, si dhe në institucione arsimore në Kroaci e Bosnje. Gjatë jetës së tij, ai u shqua si klerik, etnolog, arkeolog, shkrimtar dhe studiues, duke ia kushtuar një pjesë të madhe të veprimtarisë dokumentimit dhe ruajtjes së pasurisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve. Përmes hulumtimeve shumëvjeçare, ai mblodhi gojëdhëna, dokumentoi zakone e rite popullore, shkroi studime e tekste mësimore dhe përktheu vepra nga letërsia botërore. Krijimtaria e tij letrare dhe...
Burimi:
kultplus.com