Associated Press: Gaz lotsjellës, zjarre dhe përleshje. Protestat përshkallëzohen kundër qeverisë në Shqipëri
Të dielën, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, shpërthyen përleshje, ndërsa protestat kundër qeverisë hynë në ditën e gjashtë. Protestuesit hodhën gurë dhe lëshuan flakadanë e fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë për ndërhyrje të posaçme, të cilat u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe ndërhyrje me shkopinj gome. Protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare, thyen vitrinat e dyqaneve dhe u vunë flakën disa objekteve. Dhuna u përshkallëzua pasi nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan një lëvizjeje më të gjerë kundër qeverisë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama.
Burimi:
syri.net