Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Asnjë shans për opozitën/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesat për Durrësin, Fierin dhe Elbasanin
Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar sot kërkesat e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, duke i rrëzuar ato. Partia Demokratike kishte ankimuar rezultatin me pretendimin se gjatë procesit zgjedhor ka patur parregullsi dhe ka kërkuar të mos njihet rezultati zgjedhor. Vendimi i sotëm i Kolegjit lë në fuqi vendimmarrjen e mëhershme për vlefshmëri të rezultatit nga KQZ ndërsa pritet që kjo e fundit të certifikoje rezultatin zgjedhor përfundimtar.