“Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”, Rama publikon pamje nga aksioni i lirimit të buzërrugëve kombëtare

“Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”, Rama publikon pamje nga aksioni i lirimit të buzërrugëve kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për çlirimin e buzërrugëve kombëtare. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi. Postimi: Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të...