Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asgjësohen mbi një mijë bimë kanabis, dy të proceduar në Shkodër
Policia ka vijuar kontrollet për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike Gjatë kontrolleve të kryera në qarkun e Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis) Ndërkohë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe një Roje Mjedisore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis; Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.