Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja
Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet janë zhvilluar në disa nga njësitë administrative të qarkut, duke përfshirë Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Pas zbulimit të bimëve narkotike, Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave tre persona: dy kryetarë fshatrash dhe një roje mjedisi. Rasti 1: Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë...