Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen qindra boçe me kanabis

Policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar 16 755 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe në proces tharjeje. Ato u gjetën në zonat Pult, Shalë, Postribë, Shosh, Kastrat, Shllak dhe Temal, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve. Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe do të vijojë pa ndërprerje. Policia njofton se operacioni i koduar “Koordinata” po zhvillohet me intensitet të lartë në bashkëpunim me FNSH Tiranë. Njoftimi i Policisë Shkodër Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike...