Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Asgjësohen mbi 1200 bimë kanabisi në disa zona të Shkodrës, nis hetimi për dy persona
👁8024
Gjatë kontrolleve të imtësishme në territorin e qarkut Shkodër, janë zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 1233 fidanë dhe bimë narkotike të dyshuara si kanabis, të mbjella në zona të ndryshme të qarkut. Saktësisht, janë gjetur dhe asgjësuar 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë. Po ashtu, në një tjetër rast të evidentuar në territorin e njësisë administrative Shkrel, janë zbuluar edhe 74 bimë të tjera të dyshuara si kanabis. Në lidhje me këto raste, kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë për një Specialist Pyjesh dhe një Roje Mjedisore, të cilët dyshohet...