Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Asgjë e re nga Kuvendi: Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituim
👁12759
Foto ilustruese PRISHTINË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Të enjten, para një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës me përfaqësues të partive politike për konsultime në përpjekje për zhbllokimin e ngërçit, ligjbërësit refuzuan për të tetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara...