Asgjë e re nga “fronti” i Kosovës, një tjetër seancë e dështuar, palët nuk levizin nga qëndrimet

Asgjë e re nga “fronti” i Kosovës, një tjetër seancë e dështuar, palët nuk levizin nga qëndrimet

Për të 25-të herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Në seancën e kësaj të hëne morën pjesë 104 deputetë, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet të mërkurën, në orën 11:00. Këtë herë, Komisioni për votim të fshehtë mori vetëm 51 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fillimisht, votimi për kryetare të Kuvendit, për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, u zhvillua në mënyrë të hapur, por ajo nuk arriti asnjëherë të sigurojë votat e nevojshme...
Burimi: Vizionplus.tv