Burimi:
Sot.com.al

‘Asfalt elektoral në Berat’, Bozdo: Qytetarëve u kërkohet vota për rrugë
👁6330
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo, ka denoncuar një tjetër rast të asaj që ai e cilëson “asfalt elektoral”, vetëm pak ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore. Sipas Bozdos, në fshatin Moravë, konkretisht në lagjen e njohur si “Hatillarët”, po kryhen punime rrugësh me qëllime elektorale, ku qytetarëve u ofrohet asfalt në këmbim të votës për ish-kryebashkiakun Ervin Demo, aktualisht kandidat për deputet. Në pamjet që janë shpërndarë në media, duken mjete të rënda duke shtruar rrugët e zonës, ndërsa Bozdo akuzon se këto ndërhyrje financohen nga buxheti i bashkisë dhe përdoren për të ndikuar politikisht tek...