Artur Vera dhe Ema Popivoda mbajnë dy koncerte në Itali
25 November, 2026 - 21:32 Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), Artur Vera, së bashku me pianisten maqedonase Ema Popivoda, kanë mbajtur dy koncerte në Itali. Sipas njoftimit të TKOBAP-së, koncertet u mbajtën më 22 nëntor në Villa Bertelli, në Forte dei Marmi, dhe më 24 nëntor në Ateneo Veneto, në Venecia. Të dyja mbrëmjet u zhvilluan para sallave të mbushura me publik. Dy artistët u prezantuan para publikut italian me interpretime të karakterizuara nga ndjeshmëria dhe eleganca artistike, duke sjellë dy mbrëmje të veçanta muzikore./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com