Artistët më të dashur performojnë në Shkodër, për dy net, në Dua Fest

Artistët më të dashur performojnë në Shkodër, për dy net, në Dua Fest

Shkodra po bëhet gati për një nga përvojat më të jashtëzakonshme që do të sjellë festivali “Dua Fest”. Artistë nga më të suksesshmit do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje artistike, si: Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj e të tjerë. “Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen”, premtojnë organizatorët e festivalit i cili do të zhvillohet pranë mureve të lashta të Kalasë së Rozafës, për dy net me radhë (8 dhe 9 gusht). Aktiviteti synon të bashkojë muzikën, historinë dhe emocionet, shkruan atsh. Të tjerë artistë që do të performojnë janë DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn dhe Hektor Jubani.