Arti përtej kohës

Arti përtej kohës

Ilir Muharremi, kritik i artit Ka artistë që i përkasin një kohe dhe ka artistë që e bëjnë kohën të dëshmojë për ta. Xhevdet Xhafa i përket kësaj kategorie të dytë. Ekspozita “Still Running”, e hapur të enjten në Galerinë Kombëtare të Kosovës, nuk është vetëm një përmbledhje e një krijimtarie që shtrihet në më shumë se shtatë dekada. Ajo është një përballje me vetë idenë e kohës: me atë që koha konsumon, me atë që lë pas dhe me atë që, çuditërisht, refuzon të zhduket.Të shohësh këtë ekspozitë vetëm si retrospektivë do të ishte një keqlexim. Retrospektiva rrezikon ta kthejë artistin në të kaluar. Xhafa nuk pranon këtë status. Ai shfaqet në këtë ekspozitë si një artist ende në lëvizje, ende në kërkim, ende...