Arteta i pakënaqur: Pjesa jonë e dytë ishte shumë e çrregullt dhe rrezikuam të linim pikë
Arsenal arriti një fitore të vështirë 2-1 ndaj Slavia Praga në Champions League, ndeshje ku londinezët luajtën me hope. Pas një pjese të parë të mirë, ku realizuan dy gola, ata ulën ritmin e rrezikuan shumë në 45 minutat e dyta. Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta: “Duhet të vlerësojmë faktin se të fitosh në transfertë në Champions është jashtëzakonisht e vështirë. Ne e dinim këtë, siç i njihnim edhe lojtarët dhe kundërshtarin që kishim përballë”. “Dy pjesë shumë të ndryshme. Në të parën luajtëm në një nivel vërtet të lartë, madje do të thoja se në momente të caktuara ishim të jashtëzakonshëm. Rezultati duhet të kishte pasqyruar tre ose katër gola. Nuk ia dolëm ta bënim këtë”, shtoi spanjolli. “Në pushimin...
Burimi:
telesport.al