Arteta dhe Havertz njëzëri: Krenarë për mënyrën se si u përballëm me Bayernin në fushën e tij

Arteta dhe Havertz njëzëri: Krenarë për mënyrën se si u përballëm me Bayernin në fushën e tij

22 Tetor 2026 8:18 Alfred Lleshi Pas barazimit 2-2 në “Allianz Arena”, reagime pati edhe nga Arsenali. Trajneri Mikel Arteta tha: “Erdhëm këtu për të fituar. Në 20-25 minutat e para ishim skuadra më e mirë. Ishin dy ekipe që duan të ushtrojnë presion dhe të luajnë me intensitet shumë të lartë. Vazhduam të luftonim dhe u përpoqëm të fitonim, gjë që tregon shumë për karakterin dhe cilësinë e skuadrës. Përballë kishim një ekip shumë të fortë”. Kai Havertz shtoi: “Në përgjithësi, mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Patëm disa raste për të shënuar një gol tjetër, por edhe Bayerni pati mundësitë e veta. Mendoj se ishte një ndeshje e nivelit të lartë për të dyja skuadrat dhe për spektatorët. Mund të jemi...