Artan Hoxha: Pa PD-në nuk rrëzohet Rama, por edhe demokratët pa sheshin nuk e rrëzojnë dot
Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se për të rrëzuar Ramën nga pushteti duhet bërë një koalicion i ngjashëm me atë që bëri PS dhe LSI në vitin 2013. Hoxha tha se qeveria nuk rrëzohet dot pa PD-në, por edhe PD nuk e rrëzon dot Ramën pa “sheshin”, pra protestuesit. “Që të rrëzosh Ramën sot duhet një koalicion si ai i 2013-ës. Si u mund Rama në zgjedhjet e bashkisë? Talleshin të gjithë me Hysni Milloshin, por me votat e Hysni Milloshit u fitua bashkia. Ai rast tregoi fare mirë që kur ke situatë të tillë, duhet të kërkosh bashkimin e të gjithëve. Sot sheshin e bashkon një pikë, largimi i Ramës. Janë që nga ateistët deri te fetarët. Të gjithë kanë kundërshtim me njëri-tjetrin, por i...
Burimi:
ntv.al