Arshi Pipa, disidenti i paepur, gladiatori i mendimit dhe i shpirtit të lirë, në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Arshi Pipa, disidenti i paepur, gladiatori i mendimit dhe i shpirtit të lirë, në përvjetorin e ndarjes nga jeta

Nga Albert Vataj Të flasësh për Arshi Pipën, do të thotë të guxosh të matesh me një figurë që tejkalon kufijtë e zakonshëm të dijes dhe të shpirtit krijues. Ai nuk ishte vetëm një poet, një filozof, një kritik, një gjuhëtar, një përkthyes, një pedagog brilant; ai ishte mishërimi i asaj që quajmë zë i lirë në një epokë të mbytjes, dinjitet në një kohë kur poshtërimi ishte rregull, kurajë në një botë frike. Në jetë dhe në vepër, Arshi Pipa qe disidenti paradigmatik, sfiduesi i përhershëm i errësirës, luftëtari që nuk u pajtua me heshtjen dhe as me kompromisin....
Burimi: Kohajone.com