Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United. Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori anglez Declan Rice në minutën e 55-të, duke i dhënë “Topçinjve” tre pikë të çmuara në një sfidë ku dominuan kontrollin e lojës. Skuadra e Eddie Howe vuajti mungesën e sulmuesit kryesor Alexander Isak, duke treguar vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme përpara portës së Arsenalit. Me këtë rezultat, Arsenali përfundon kampionatin në vendin e dytë, pas Liverpool-it kampion.
Burimi: Opinion.al