Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

Bashkimi Europian ka arritur marrëveshjen për rinovimin me tre vjet të sanksioneve individuale ndaj personave, entiteteve dhe kompanive që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Sipas Adnkronos, që citon burime diplomatike europiane, marrëveshja u arrit sot në mbledhjen e Coreper dhe pritet të miratohet me procedurë të shkruar. Në të njëjtën kohë, oligarkët rusë Alisher Usmanov dhe Michail Fridman do të hiqen nga lista e personave të sanksionuar. Letonia, e cila më herët kishte kundërshtuar marrëveshjen, pranoi të abstenojë, duke bërë të mundur arritjen e kompromisit. “Për të ruajtur regjimin e sanksioneve, arritëm një kompromis të vështirë”, thanë burime nga presidenca irlandeze pas përfundimit të negociatave. Me këtë vendim, masat kufizuese që lidhen me integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojnë të zbatohen ndaj...