Arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë, dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit. Në pranga është vënë punonjësi me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë me vendim të datës 16 nëntor 2026, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit. Hetimet ndaj punonjësit të policisë janë kryer për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal. Sipas AMP-së, masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve...
Burimi:
gijotina.com