51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa
51 organizata shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës dënojnë reagimin e qeverisë ndaj protestave në Shqipëri dhe kërkojnë hetime të pavarura ndërkombëtare për dhunën e pretenduar policore, lirimin e protestuesve të ndaluar dhe pezullimin e legjislacionit kufizues për tubimet. Letra, e datës 17 nëntor 2026, është dërguar në 246 adresa, përfshirë Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Kongresin amerikan, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në dokument, organizatat kërkojnë që qeveria shqiptare të ndalojë menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Sipas tyre, policia ka përdorur plumba gome, ujë me presion dhe gaz lotsjellës, si dhe ka kryer arrestime masive dhe ka vendosur gjoba të rënda ndaj pjesëmarrësve në protesta. Nënshkruesit kundërshtojnë...
Burimi:
gijotina.com