Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestohet “Luleshtrydhja”, bosi më i kërkuar i mafias suedeze
Ismail Abdo TURQI- Policia turke ka arrestuar një nga udhëheqësit më të “ashpër” të bandave në Suedi, pas përpjekjeve të përbashkëta nga Ankaraja dhe Stokholmi. Turqia ka arrestuar 35-vjeçarin Ismail Abdo, një shtetas turko-suedez, i cili akuzohet për trafik droge dhe nxitje të krimeve të dhunshme. Abdo, i njohur si "Struffle/Luleshtrydhe", ka lindur në Suedi. Bashkë me Abdon u prangosën edhe 19 persona të tjerë, ndërsa gjithashtu u sekuestruan edhe asete me vlerë rreth 33 milionë euro. Policia suedeze konfirmoi arrestimin e tij. “Arrestimi është rezultat i përpjekjeve të synuara nga autoritetet suedeze dhe turke. Policia suedeze ndihmoi në hetimin...