Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal
Policia e Tiranës ka arrestuar një anëtar të një grupi kriminal në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.M., 28-vjeç, u shiste armë personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I riu është me precedent kriminal për prodhim dhe shitje narkotikësh. Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në zonën e Alliasit, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta. Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal...