Arrestohet aktivistja pas denoncimit? Reagon ashpër Iris Luarasi: Fake news…

Arrestohet aktivistja pas denoncimit? Reagon ashpër Iris Luarasi: Fake news…

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar pas përhapjes së një lajmi që ajo e cilëson të pavërtetë, sipas të cilit një aktiviste e protestës është shoqëruar në polici pas një denoncimi të bërë prej saj. Luarasi e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke sqaruar se shoqërimi i protestueses, sipas saj, lidhet me një tjetër incident të ndodhur gjatë protestës. Deputetja deklaron se bëhet fjalë për sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së automjetit. “Protestuesja është shoqëruar në komisariat lidhur me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së tij dhe s’ka lidhje fare me mua”, shkruan Luarasi. Deputetja ka akuzuar gjithashtu disa media dhe faqe online për manipulim dhe përhapje të lajmeve...