Arrestohet 75-vjeçari nga Kosova duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Shëngjin

Arrestohet 75-vjeçari nga Kosova duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Shëngjin

Një 75-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të rënduar nga alkooli në zonën turistike të Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndërhyrja erdhi në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, pas marrjes së një informacioni për manovra të rrezikshme nga një automjet që po qarkullonte në zonën e plazhit. Njoftimi i Policisë: “Në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në zonat turistike dhe në...