Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet 21-vjeçari në Durrës, iu gjet kokainë, kanabis, armë zjarri e municion luftarak
Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë aksionit u arrestua një 21-vjeçar dhe u procedua penalisht një 40-vjeçar, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike, armë zjarri, municion dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara. Operacioni u zhvillua në fshatin Kullë të Manzës, ku u kontrollua automjeti dhe banesa e të dyshuarve. Materialet janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen kokainë, kanabis, armë zjarri, municion luftarak dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara. Arrestohet...