Arrestohen dy ish-ministra, dyshohen për korrupsion dhe përvetësim fondesh
Bota E Martë, 29 Shtator 2026 15:50 Dy ish-ministra të qeverive të Viktor Orbanit, Balazs Hanko dhe Miklos Sesztak, janë ndaluar në Hungari nën dyshimet për korrupsion dhe përvetësim fondesh, pasi parlamenti u hoqi imunitetin. Hanko dyshohet se ka keqpërdorur 17.3 miliardë forinta (rreth 53 milionë dollarë) nga fondet shtetërore për shpenzime elektorale gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Kulturës dhe Inovacionit. Ndërsa Sesztak akuzohet për përfshirje në një skandal korrupsioni që lidhet me kompaninë e transportit Volanbusz, ku dyshohet se zyrtarëve shtetërorë u janë dhënë mbi 11 miliardë forinta ryshfet. Të dy ish-ministrat u paraqitën vullnetarisht te prokurorët dhe mund të mbahen deri në 72 orë, përpara se gjykata të vendosë për masën e mëtejshme. Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, e përshëndeti...
Burimi:
kohajone.com