Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza…
👁7618
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike...