“Arresto Berishën…”/ Studentet refuzojnë sërish demokratët në protestë
Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit studentorë kanë kundërshtuar praninë e mbështetësve të Partisë Demokratike. Me thirrjet “Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët”, të rinjtë kanë refuzuar t’u bashkohen demokratëve, duke u kërkuar të largohen me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe slogane të tjera, si “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”. Përplasjet kanë vijuar edhe gjatë komunikimit mes protestuesve dhe përfaqësuesve të PD-së. Disa prej të rinjve kanë akuzuar demokratët se po përpiqen të marrin nën kontroll protestën studentore. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90. Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, është shprehur një protestues, i cili më pas është...
Burimi:
ntv.al