ARRESTIMI QE PO TRONDIT ELBASANIN/ 400 MIJE LEKE JANE VETEM LUGA E PARE E NJE ZULLUMI TE MADH

ARRESTIMI QE PO TRONDIT ELBASANIN/ 400 MIJE LEKE JANE VETEM LUGA E PARE E NJE ZULLUMI TE MADH

Arrestimi i administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kaja, nga SPAK nuk duket si një episod i shkëputur nga historia e gjatë e hetimeve mbi menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Elbasanit. Në pamje të parë, bëhet fjalë për një akuzë konkrete: sipas SPAK, Kaja dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji si administrator i kompanisë. Shuma, sipas njoftimit zyrtar, iu gjet gjatë kontrollit personal dhe arrestimi u krye në flagrancë, pas përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe veprimeve të simuluara. Por ajo që e bën më të rëndësishëm këtë arrestim është konteksti ku ai vendoset. Hetimi për “ECO-ELB” nuk nisi dje. Sipas të dhënave të bëra publike, dosja është regjistruar që në vitin...