Arrestimi i Vlora Hysenit/ Demokratët Evropianë: Zhvillim shumë serioz, duhet hetim i plotë dhe pa ndërhyrje

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Demokratët Evropianë: Zhvillim shumë serioz, duhet hetim i plotë dhe pa ndërhyrje

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe caktimin e masës “arrest në shtëpi” për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, PDE e cilëson çështjen si një zhvillim serioz dhe kërkon që hetimet dhe akuzat ndaj Hysenit të trajtohen nga organet e drejtësisë në mënyrë të pavarur, duke respektuar edhe parimin e prezumimit të pafajësisë. Sipas Demokratëve Evropianë, institucionet duhet të shmangin çdo ndërhyrje dhe t’u krijojnë autoriteteve gjyqësore hapësirën për të kryer detyrën e tyre. Në reagim, partia evropiane e lidh situatën edhe me shqetësimet e ngritura gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri, duke përmendur kërkesat e qytetarëve për transparencë, llogaridhënie dhe forcim të shtetit të së drejtës....