Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial
Lajmi për arrestimin e reperit Noizy në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes. Në një deklaratë për Revista Class, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv. “Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se...