Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër

Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër

Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar në Zvicër me urdhër të Prokurorisë së Shtetit të Kantonit të Zürich, sektori për Krime të Rënda me Dhunë. Deri tani askush, as menaxherët e reperit nuk kanë sqaruar se për çfarë akuzohet konkretisht Noizy. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij në një vepër të rëndë penale, të dyshuar të jetë kryer në territorin zviceran ose që përfshin juridiksionin e këtij shteti. Sipas ligjit zviceran, një vepër penale e kryer jashtë Zvicrës – siç është rasti i incidentit të ndodhur më herët në Kosovë për të cilin Noizy është gjobitur me 15 mijë euro – mund të ndiqet penalisht në Zvicër vetëm nëse plotësohen disa kushte të rrepta: Autori ndodhet në...