Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret në Gjermani/ Hanning dyshohet se shiti dosjet sekrete te Azerbajxhani
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish shefit të inteligjencës gjermane August Hanning. Ky i fundit dyshohet se ka marrë mbi dy mijë dokumente, shumë prej të cilave ishin të klasifikuara tepër sekrete, dhe më pas ua ka “rishitur” informacionin klientëve të ndryshëm si konsulent privat. Për 12 vjet, August Hanning , kreu i agjencisë gjermane të inteligjencës së jashtme (BND) nga viti 1998 deri në vitin 2005, shfrytëzoi miqësinë e tij me Manfred D., ish-menaxherin e zyrës së tij, për të marrë dosje të brendshme. Ky bashkëpunim, sipas rindërtimit të prokurorit federal, e çoi Hanning të përdorte informacion të klasifikuar në një analizë për një ”aparat sigurie të inteligjencës së jashtme". Sipas 'Der Spiegel', klientët ishin shërbimet sekrete të Azerbajxhanit. 80-vjeçari Hanning u...
Burimi:
syri.net