Burimi:
Top-Channel.tv

Arrestimi i Imamoglu, avokatët e kryetarit të bashkisë së Stambollit apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme
👁10607
Avokatët e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua dhe u largua nga detyra më 19 mars me akuza për korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale, kanë apeluar ndalimin e tij. Atij iu caktua masa e paraburgimit më 23 mars. Sipas CNN Turk, apeli nga avokatët e Ekrem Imamoglu thotë: “Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë...