No Image Available

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH-it dhe kontrollet në banesën e Ilir Prodës/ Shehaj: Po bie shteti kriminal i Edi Ramës, të japë dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas aksionit të SPAK që ka çuar në vënien me masë “arrest shtëpie” të drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni dhe për kontrollet e ushtruara në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Në një reagim në rrjetet Shehaj thotë se tashmë pushteti i Edi Ramës po bie dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit. “Edi Ramës sapo iu arrestua edhe shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni, ndërsa ish-drejtorit të përgjithshem të policisë, Ilir Proda i bënë kontrolle në banesë. Skandali i AKSHI-t po nxjerr zbuluar shtetin kriminal të Edi Ramës. Pushteti i tij po shkërmoqet. Rama duhet të japë dorëheqjen! Të mbajë përgjegjësi për kompromentimin e të gjitha institucioneve...