Arrestimi i bosit famëkeq të drogës ‘Fito’, ministri i brendshëm i Ekuadorit tregon detaje

Arrestimi i bosit famëkeq të drogës ‘Fito’, ministri i brendshëm i Ekuadorit tregon detaje

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, ka zbuluar detaje ekskluzive nga biseda e gjatë që zhvilloi me Adolfo Macías, i njohur si “Fito”, bosi famëkeq i drogës, i arrestuar më 25 qershor në provincën Manabí. Në një intervistë për televizionin EcuadorTV, Reimberg tha se biseda zgjati 120 minuta dhe kishte karakter hetimor. “Ishte një bisedë për të zbuluar disa informacione shtesë që na nevojiteshin,” deklaroi ministri, duke theksuar se qëllimi ishte mbledhja e të dhënave të rëndësishme për rrjetin kriminal që Fito drejtonte. Ministri ndau edhe detaje nga momenti i arrestimit të Macías. Sipas tij, “Fito” ishte fshehur në...
Burimi: Syri.net