Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi, MPJ: Akt arbitrar dhe hakmarrje politike

Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi, MPJ: Akt arbitrar dhe hakmarrje politike

Një tjetër shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar në territorin e Serbisë, në një valë ndalimesh që autoritetet e Kosovës e cilësojnë si të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Behar Preniqi, shtetas kosovar që udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës, u ndalua në pikën kufitare Batrovci, mes Kroacisë dhe Serbisë. Arrestimi i tij vjen në një kohë kur tensionet politike mes dy shteteve janë rritur pas zbulimit të një rrjeti spiunazhi në Kosovë që përfshinte edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës reagoi menjëherë, duke e cilësuar ndalimin e Preniqit si “arbitrar dhe të paprovokuar” dhe u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri ndaj “praktikave represive të Serbisë”.“Rasti i fundit i arrestimit të...