Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para
👁12605
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e babait të kandidates për deputete të PSD në Fier, Limonera Bozha, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Prokuroria e Posaçme thotë se më datë 8 maj, rreth orës 10:00, Pandeli Bozha është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij, kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në këmbim të mbështetjes, Bozha i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë...