Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, të jetë larguar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës. Hetuesit po fokusohen edhe te një incident i ndodhur një ditë para zhdukjes së tij, jashtë një bari plazhi në Anavyssos. Sipas Protothema.gr, Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte. Përplasja u tensionua më tej pasi jashtë lokalit dolën klientë dhe punonjës. Në këtë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë zjarri dhe...