Arnisa e Ilirëve, por shqiptarët e kanë harruar

Arnisa e Ilirëve, por shqiptarët e kanë harruar

Në shekullin e dytë gjeografi dhe astronomi i njohur i lashtësisë Klod Ptolemeu në veprën e tij të rëndësishme ‘Gjeografia’ mes një mori qytetesh rendit edhe një jo shumë të dëgjuar, me emrin Arnisa. Por ku ndodhet kjo qendër e lashtë? Përse ka mbetur kaq jashtë vëmendjes? Çfarë ndodhi me të dhe pse pati një jetë aq të shkurtër? Diatea Gjurmët na çojnë drejt kodrave të buta të Divjakës, një vend i mrekullueshëm ku natyra është treguar e pakursyer. Sado të duket e çuditshme qyteti antik është ndër të parët e zbuluar në periudhën post luftës së dytë botërore me kërkimet e drejtuara nga Hasan Ceka në fshatin Babunjë. Rezultatet ishin të shpejta, duke identifikuar këtë qendër të fortifikuar që ndodhej mes Apolonisë dhe Dyrrahut...