“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri” Qeveria për denoncimet e Ahmetaj: Thashetheme nga një i arratisur

“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri” Qeveria për denoncimet e Ahmetaj: Thashetheme nga një i arratisur

Arben Ahmetaj TIRANË-Pas audio-përgjimeve të bisedave midis biznesmenëve, mes tyre Ron Yeffet të publikuara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili pretendon për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria ka ardhur edhe reagimi i qeverisë. Ahmetaj në “Çim Peka LIVE” tha se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, duke pretenduar se armët vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera. Por deklaratat e tij qeveria në një reagim për emisionin Opinion i ka quajtur thashetheme. “Qeveria nuk ka asnjë reagim për të bërë në lidhje me thashethemet dhe fabrikimet e një të arratisuri nga drejtësia nën akuzat më të rënda që i janë...